E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi i pasurive individuale nje praktike sociale

Deklarimi i pasurive individuale do të prekë më tepër qytetarët me mirëqënie më të lartë ekonomike, të cilët do te paguajnë më shumë taksa për Buxhetin e Shtetit. Këto të ardhura të shtuara do të shpenzohen më pas në shërbim të qytetarëve. Dokumenti i deklarimit, i cili do të bëhet për herë të parë në prill, shërben për të zbardhur se sa taksa paguajnë qytetarët në raport me të ardhurat që kanë. Në rast se ka qytetarë, që paguajnë më tepër taksa se të ardhurat e tyre, atëherë atyre u lind e drejta për të përfituar rimbursim për disa shpenzime. Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo është një praktikë e duhur.
Deklarimi i të ardhurave personale do të ketë një ndikim social. Sipas ekspertëve një ligj i tillë do të sjellë taksimin për ato të ardhura, të cilat nuk tatohen në burim, duke rritur fondin e shpenzimeve në favor të qytetarëve.
Nga ana tjetër suksesi i kësaj praktike do të tregohet nga aftësia kontrolluese që do të ketë administrata tatimore për të kontrolluar procesin e deklarimit dhe vërtetësinë e tij. Ky process cilesohet gjithashtu si një pjesë e rendësishme e reformës fiskale.

Ja kushtet e deklarimit të të ardhurave personale

Të ardhurat e tatueshme
1. Të ardhurat bruto nga punësimi
2. Të ardhurat nga aktiviteti i të vetëpunësuarve
3. Dividendët
4. Të ardhurat nga qiraja
5. Fitimi nga transaksionet e pasurive të patundshme
6. Interesat nga depozitat ose nga huat e dhëna
7. Licencat dhe të drejtat ekskluzive të autorit
8. Donacionet e marra
9. Të ardhurat e realizuara jashtë Shqipërisë
10. Të ardhura të tjera

Shpenzimet e zbritshme
1. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga paga
2. Kontribute shoqërore të paguara në skemat private të pensioneve
3. Interesi i paguar për kredi për qëllime arsimimi të tatimpaguesit
4. Shpenzime për kujdesin mjekësor të bëra për tatimpaguesin

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›