E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojne rritjet e cmimit te karburanteve

Çmimet e karburantit po rriten në vijim. Kjo përkon me rritjen e taksës së qarkullimit, si pjesë e paketës fiskale, e cila u vendos në verën e vitit të shkuar. Rritja e taksës së qarkullimit rrugor, e cila reflektohet në çmimin e karburanteve, u bë për të sjellë barazi mes përdoruesve të automjteve. Kështu, kjo rritje çmimesh prek më së shumti ata që përdorin më tepër infrastrukturën si dhe individët që përdorin akoma makina tepër të vjetra, që ndikojnë në ndotjen e ambientit.
Për çdo litër karburant tashmë do të duhet të paguhen 7 lekë, dhe jo 5 lekë, sikurse ishte deri në fund të vitit të kaluar, si taksë qarkullimi. Përfshirë TVSH-në, taksa e re e qarkullimit për mjetet shkon 8.4 lekë për çdo litër karburant të harxhuar. Kështu çmimet e reja kanë një diferencë me 2 lekë më tepër
Por, rritja e çmimit te karburanteve ne tabelat e pikave te shperndarjes, korrespondon ne nje kohe qe dollari ka fituar pikë karshi lekut, çka i detyron importuesit të blejnë më shtrenjtë jashtë.
Çmimet janë rritur edhe për shkak të ngjarjeve të fundit mes SHBA-ve dhe Iranit. Së fundmi, në bursën e Londrës, ku referohen edhe importuesit shqiptarë për të blerë naftë, një fuçi u shit me 113 lekë maksimalja, duke shënuar brenda ditës rritje me gati një dollar. Kjo erdhi si rezultat i rritjes së kërkesës. Ndërkohë, në bursën e Nju Jorkut, një fuçi naftë arriti 101 dollarë, e shkaktuar nga tensioni mes SHBA-ve dhe Iranit, si pasojë e deklaratave të bëra së fundi. Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme të karburanteve nëse nuk do të ketë ulje të tensionit ndërkombëtar .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›