E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi per te ardhuratMazhoranca ok ndryshimeve

TIRANE - Komisioni i Ekonomise miratoi sot ndryshimet ligjore per deklarimin e te ardhurave. Ndryshimet jane kundershtuar nga opozita.
Zv.ministri i Financave Alfred Rushaj deklaroi ne komision se cdo tatim pagues rezident ose jo me prag deri ne 2 milione leke do te deklarojne te ardhurat. Ai tha se per kete vit afati do te shtyhet deri ne shtator.
Administrata tatimore ka kapacitetet e duhura per perpunimin e ketyre te dhenave.
Deri ne fund te muajit shtator duhet te perfundojne deklarimet tha titullari i ministrise se financave.
Socialistet kerkuan shtyrjen e ligjit. Deputeti Arben Ahmetaj deklaroi se duhet
nje sistem informatik e per kete arsye ligji duhe te shtyhet.
Administrata tatimore nuk ka kapacitete per perpunimin e te dhenave te deklarimit te te ardhurave. Prligji te shtyhet deri ne 2014-2015 tha Ahmetaj.

Sipas ndryshimeve ne ligj perjashtohen tatimpaguesit qe realizojne te ardhura jo me shume se 2 milione leke ne vit. Gjithashtu perjashtohen te vetepunesuarit qe kane qarkulluar deri ne 2 milione leke ne vit. Nga keto zbriten shpenzimet per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per kredine e arsimimit per vete femijet e personat qe ka ne ngarkim nje person.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›