E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove rezolute per perfundimine pavaresise se mbikqyrur

PRISHTINE- Kuvendi i Kosoves mban sot seance te jashtezakonshme ku do te debatohet nje projekt-rezolute per ti dhene fund fazes se mbikeqyrjes nderkombetare te pavaresise.

Rezoluta eshte propozuar nga Grupi Parlamentar i Partise Demokratike te Kosoves.

Kjo projekt-rezolute nuk eshte mbeshtetur vetem nga Levizja Vetevendosje e cila e ka pare ate si nje tentative te qeverise Thaci per te mbuluar koncesionet ne negociatat me Serbine.

Te shtunen kryeministri Hashim Thaci ka biseduar me lideret e partive politike perfshire edhe opoziten - pervec Vetevendosjes - ku ka marre mbeshtetjen per kryerjen e obligimeve qe dalin nga Pakoja e Ahtisarit si parakusht i vendosur nga Grupi Nderkombetar Drejtues per ti dhene fund mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves dhe kalimit ne fazen e pavaresise se plote.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›