Dekretet, Topi: Vlerësoj metodologjinë rigoroze të Kuvendit

Vlerësoj metodologjinë rigoroze që po përdor Kuvendi. Kështu është shprehur presidenti Topi në lidhje me votimin në Kuvend të dekreteve të tij për në Gjykatën e Lartë. Duke folur në nga Thethi ku është zhvilluar konferenca "Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm - Paqe Sociale" Topi ka theksuar se nuk dëshiron të bëjë komentë për kopetencat e Kuvendit por theksoi se vlerëson metodologjinë që po përdor ky institucion. Sipas tij duhet te nxirret mësim që edhe institucioni i presidentit të përdorë në mënyrë rigoroze kandidaturat që vijnë nga pushtetet e tjera.
Për sa i përket forumit Topi duke e cilësuar Thethin si kartolina më e bukur e veriut theksoi se me ardhjen e tij këtu ai ka zbuluar mrekullinë shqiptare. Topi gjithashtu theksoi se do të ketë shumë projekte në të ardhmen e afërt për Thethin duke shtuar se parku i Bjeshkëve të Namuna që prek tre vendet Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi do të bëhet projekt turistik për të treja vendet.
Ndërkohë që ambasadori gjerman në Tiranë Bochardt i cili ka marrë pjesë në forum ka lancuar projektin e bashkëpunimit rajonal Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi për Bjeshkët e Namuna.