E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS e gatshme për bashkëpunim

Partia Socialiste është e gatshme të negociojë çdo qajse që ka lidhje me fletët e votimit por në mënyrë absolute nuk lejon diegien e tyre. Kjo është bërë e ditur nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët. Duke iu referuar rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian, kreu i selisë rozë tha se ajo lëshon kambanën për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në këtë pikë, z.Rama u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në komisionin hetimor për materialet zgjedhore por me shumicë dhe nën drejtimin e PS.
Sipas Ramës, opozita nuk tërhiqet nga beteja për hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe nëse këmbana e alarmit dhënë nga Parlamenti Evropian nuk do të dëgjohet atëherë protesta do të ketë një fazë dhe përshkallëzim të ri.
Edi Rana rikonfirmoi përsëri faktin se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë përballë kryeministrit Berisha.
"Ne nuk e kemi thënë këtë dhe sot përsëris se ne do të jemi përballë të vendosur deri në fund që në Shqipëri të fitojë demokracia dhe liria e votës" theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›