Dekretet e Presidentit Topi, sot në seancë plenare
Partia Socialiste nuk po pajtohet me shumicën parlamentare për të kritikuar procedurën e sjelljes në parlament dekretet e kreut të shtetit për 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi dy ditë më parë në mbledhjen e tij që të paraqitej në kuvend me një raport, në të cilën shprehen qëndrimet kundër shqyrtimit të kandidaturave për shkak se nuk janë realizuar sipas procedurës që parashikon vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji organik “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë”. Megjithatë, sot pritet që mazhoranca të kritikojë procedurën e ndjekur nga Kryetari i Shtetit për paraqitjen e kandidaturave, por do të hedhë në votim 5 propozimet e ardhura. Ekspertët thonë se seanca e debatit do të shërbejë së fundmi si një precedent se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shndërrohet në një klimë bashkëpunimi mes presidencës dhe parlamentit dhe duket se do të shmangë përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen. Partia Socialiste nuk ka ndarë të njëjtin qëndrim me shumicën parlamentare dhe ka bërë thirrje që kandidaturat e dekretuara nga Presidenti Topi të votohen në kuvend dhe se mazhoranca po cenon pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Përkundrejt, deklaratës së kryetares së grupit kuvendor socialist Valentina Leskaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi kreut të grupit parlamentar në PD, Astrit Patozi, i cili deklaroi se Komisioni i Ligjeve veproi në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit në çdo proçedurë, por sipas tij opozita po mban një qëndrim tërësisht për interesa politike. Sipas tij, deklarata e nxituar e zonjës Leskaj pro dekreteve është domethënëse për mazhorancën dhe thelbi i interesit të opozitës vërtetohet dhe nga deklarimi i qartë i votës së tyre të fshehtë në mënyrë paraprake. tha z. Patozi. Megjithëse mazhoranca është shprehur në kundërshtim të procedurës, por pa dhënë mendim për dekretet e kreut të shtetit, PS konfirmoi politikën bojkotuese të sajën, duke theksuar se qëndrimi i fundit i mazhorancës ndaj dekreteve të Presidentit të Republikës dhe etiketimin e tyre si antikushtetues është një kërcënim i hapur për pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe ndarjen e pushteteve, si një kërcënim për demokracinë dhe shtetin ligjor.
LSI: Dekretet e presidentit Topi, mazhoranca po shkel Kushtetutën/Në debatin politik për dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë, është përfshirë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka mbajtur qartë anën e partive opozitare. Nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi deklaroi dje se raporti i miratuar me dy qëndrime të kundërta në Komisionin e ligjeve, është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet, si dhe me vetë rregulloren e Kuvendit, e cila përcakton qartë se dekretet e Presidentit diskutohen në komisionin përkatës, në komisionin e Ligjeve dhe menjëherë i kalojnë pastaj parlamentit për miratim. “Problemet, që kanë të bëjnë me përmbajtjen e dekreteve, diskutohen në komisionin e Ligjeve dhe do të votohen në parlament, nuk kanë të bëjnë aspak me proçedurën. Procedura është e përcaktuar dhe e fiksuar, ndërsa në këtë rast nuk hyn fare procedura, dhe nuk hyn as ajo që qëndron pas pretendimit për procedura, nuk hyn protagonizmi i njërit apo i tjetrit”, tha Xhufi. Ndërkohë ai shtoi se kemi të bëjmë edhe me një një tentativë, të kryetares së Kuvendit, në radhë të parë për të marrë atributet e Kuvendit.