Dekretet e Topit, Kuvendi miraton sot vetëm 3 kandidatura
Kuvendi pritet të miratojë sot kandidatët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të cilët kaluan dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.
Në seancën e sotme mazhoranca pritet të miratojë pa praninë e opozitës tre kandidatët për Gjykatën e Lartë dhe një për atë Kushtetuese, të cilët morën miratimin në Komisionin e Ligjeve.
Kështu në seancën e sotme pritet të miratohen kandidaturat e Fatmir Hoxhës për në Gjykatën Kushtetuese dhe Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi për Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë katër emrat e kthyer mbrapsht nga ana e komisionit të ligjeve do ti shkojnë sërish në tryezë kreut të shtetit për tu rishqyrtuar emrat. Kësaj radhe kreu i shtetit nuk do të paraqesë katër emra por tre pasi kushtetuta parashikon që kreu i shtetit mund të bëjë vetëm tre propozime në të njëjtën kohë dhe jo katër siç ai solli në komision në vjeshtën e kaluar.