Dekretet e Topit dhe “presioni” i opozitës për votimin e hapur
21/06/2010 Kuvendi nis seancat dëgjimore për tre kandidatët e Presidentit për Gjykatën e Lartë
Këtë javë përfundon afati trejavor për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë, por mazhoranca duket e vendosur të procedojë sipas rregullave të reja që Partia Demokratike ka propozuar. Sipas tyre, Komisioni i Ligjeve do të ketë në dispozicion deri në tetë javë kohë për ti shqyrtuar këto dekrete, ndërkohë që Kuvendi do ti votojë ato përmes një votimi të hapur. Komisioni parlamentar, sipas kalendarit të punimeve do të nisë sot me seancën dëgjimore të një kandidati dhe do të vijojë në mbledhjen e nesërme me kandidatin tjetër, për të zhvilluar në vijim seancën e tretë dëgjimore në mbledhjen e radhës. Nëse gjatë seancës apo me vonë, komisionit i lindin të tjera pyetje për kandidatin, atëherë komisioni ka të drejtën e rithirrjes për të dëshmuar deri në qartësimin e tyre. Këta kandidatë do të votohen nga Kuvendi javën e ardhshme, ndërkohë që Kuvendi pritet të votojë seancën e së enjtes ndryshimet në fjalë. Por kundërshtitë e opozitës dhe deklarata e Kryeministrit Berisha për ti votuar këto ndryshime në Rregulloren e Kuvendit me mbështetjen dhe konsensusin e kundërshtarëve politikë, mund të ndodhë që dekretet e Presidentit të votohen sipas përcaktimeve aktuale në Rregullore, pra me votim të fshehtë. Debatet për këto ndryshime kanë hapur një konflikt të ri politik mes palëve. Ato ishin parashikuar të votoheshin në seancën e fundit parlamentare, por Parlamenti vendosi shtyrjen, pasi mazhoranca këmbënguli në marrjen e konsensusit të opozitës, ndonëse nuk duhet domosdoshmërish një shumicë e cilësuar votash. “Ndryshimet në këtë Rregullore miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, thuhet në nenin 17 të Rregullores.
Seancat dëgjimore
Në nenin 36 të Rregullores së Kuvendit përcaktohet: “Komisioni mund të organizojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore ose publike, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve të interesit, si dhe grupime të tjera të interesuara. Komisioni është i detyruar të realizojë seancën dëgjimore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”. Në përgatitjen e seancës dëgjimore publike, kryetari, në bashkëpunim me zëvendëskryetarin dhe sekretarin e komisionit, u paraqet të ftuarve çështjet për të cilat kërkohet informacion.
Modelet
“Hearing”, ose seanca dëgjimore, është një proces që sipas mazhorancës, është bërë një praktikë parlamentare shumë efeciente. Pikërisht këtë praktikë Kuvendi kërkon ta përvetësojë duke nisur me dekretet e Presidentit. Nisur nga praktika Kushtetuese për mënyrën e propozimit të kandidatëve, partia në pushtet kërkon të sjellë të plotë këtë model duke ndryshuar mënyrën e votimit nga i fshehtë, në të hapur. Kryeministri Berisha në seancën e fundit e quajti modelin e aplikuar deri tani allashqiptar, por ai u kritikua nga opozita për këtë hap. Kreu i kuvendorëve të PS-së, Ruçi, kundërshtoi, duke i kujtuar Berishës se në kohën kur ishte në opozitë, ka kërkuar që edhe ministrat të kalonin me votim të fshehtë.
Dekretet e munguara
Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga përfundimi i këtij sesioni parlamentar, Presidenti i Republikës nuk i ka propozuar ende Kuvendit të Shqipërisë katër kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Nëse mazhoranca do të votojë ndryshimet e propozuara prej saj, sipas të cilave Komisioni i Ligjeve ka tetë javë kohë për të shqyrtuar propozimet e kreut të shtetit, praktikisht votimi i katër propozimeve për në Kushtetuese do të mbetet për sesionin tjetër parlamentar. Sipas Kushtetutës dhe Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij. Në këtë mënyrë shtyrja deri në sesionin tjetër të kandidatëve nuk përbën problem për gjykatën, pasi qëndrimi i tyre në detyrë u siguron atyre edhe të drejtën e votës. Problem për veprimtarinë e kësaj gjykate paraqitet kryetari i saj, pa të cilin Kushtetuesja nuk funksionon.
Kuvendi
Falja, komisioni vijon diskutimet e projektligjit
Komisioni parlamentar i Ligjeve do të vijojë këtë javë me diskutimin dhe miratimin e neneve të mbetura nga projektligji “Për faljen”. Ky projekt ka gjetur edhe mbështetjen e opozitës për risinë që ai sjell në legjislacionin shqiptar dhe mbi të gjitha në mënyrën e trajtimit të kërkesave për faljen e të dënuarve me burgim, por diskutimet janë të gjata dhe të forta. Në tri mbledhje ky komision ka arritur të miratojë vetëm pak nene, ndërkohë që i ka mbetur më shumë se gjysma e punës për të bërë. Pikë e debatueshme e këtij projekti deri tani ka qenë specifika e veprave penale, të cilat janë të ndaluara të falen nga Presidenti i Republikës. Ndërsa qeveria propozonte vetëm tri përmes draftit të saj, opozita propozoi 23 të tilla. Një moment tjetër i debatueshëm është edhe rruga që do të ndjekë një kërkesë, apo cili do të jetë destinacioni fillestar i saj. Për këtë, ky komision ka shtyrë diskutimet e neneve që kanë qenë në diskutim dy herë. E drejta e faljes deri dje ishte ekskluzivitet i kreut të shtetit, por me këto ndryshime, kjo e drejtë i njihet edhe ministrit të Drejtësisë.