Qëllon me armë gjahu drejt policëve rrugorë, arrestohet
21/06/2010 “Sportin” e nisi fillimisht me tabelat sinjalistike, më pas iu drejtua efektivëve
FIER- Qëllonte në gjendje deliri tabelat sinjalistike të rrugëve në aksin rrugor Fier-Ballsh në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër” në Patos dhe më pas armën e gjahut ia ka drejtuar 2 policëve të qarkullimit rrugor në këtë aks, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar. Kjo pasi, krismat e armës së gjahut janë drejtuar në ajër dhe jo në drejtim të punonjësve të Policisë Rrugore. Gjatë arrestimit të tij nga kolegët e tyre që rrezikuan jetën, autori ka mundur të fshehë me shpejtësi armën e gjahut.
Ngjarja
Ka qenë ora 6 e mëngjesit të ditës së djeshme kur strukturat e komisariatit të policisë Fier kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Genci Enver Hasanaj, 37 vjeç, banues në fshatin Margëlliç- Patos të rrethit Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “Reparti Ushtarak” te ofiçina e vjetër Patos ka tentuar të vrasë me armë gjahu dy punonjësit e policisë të shërbimit të qarkullimit rrugor në komisariatin e policisë Fier. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh kur patrulla e qarkullimit rrugor ka konstatuar shtetasin Genci H. duke qëlluar me armë gjahu tabelat sinjalistike të këtij aksi rrugor dhe në momentin e ndërhyrjes autori i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Genci Hasanaj ju ka drejtuar armën dy punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes të shtetasit A.S., i cili ndodhej atje në ato momente arma e gjahut ka bërë shkrepje në ajër. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje si dhe gjetjen e armës së gjahut. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë rrethit gjyqësor Fier për veprën penale të parashikuar nga neni 79 dhe 22 të Kodit Penal.