E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekreti i Presidentit per pronat PS Debat te enjten ne Kuvend

TIRANE-Partia Socialiste ka vendosur ta diskutoje diten e Enjte ne Kuvend ceshtjen e rrezimit ne Parlament te dekretit te Presidentit per ligjin e pronave.
Deputeti socialist Eduart Shalesi tha se ne mbledhjen e sotme te grupit te PS ne seline roze grupi vendosi qe ne seancen plenare te dates 23 Shtator te diskutoje jashte rendit te dites per menyren e rrezimit te dekretit te presidentit Bamir Topi per ligjin e pronav pasi e cilesuan votimin si antikushtetues.

Shprehim te gjithe indinjaten tone per kete akt te paprecedente dhe te pafalshem. Sic u pa qarte edhe nga te pranishmit ne salle mazhoranca nuk i kishte numrat e mjaftueshem per ta miratuar kete ligj. Behet fjale per dhunim te vazhdueshem te procedurave te parlament. Ky nuk eshte vetem nje vendim antikushtetues por eshte nje ngjarje qe nuk do te lejohet dhe nuk mund te kalohet lehte nga opozita u shpreh deputeti socialist Eduart Shalsi per mediat pas mbledhjes se grupit.

Por Kuvendi i Shqiperise pretendon se nuk ka pasur nderprerje te votimit te dekretit te Topit ne seancen e se enjtes qe kaloi. Pak dite me pare Topalli nxori nje sqarim nepermjet sherbimit te Seancave Plenare. Ky sherbim pretendon se procedura e votimit eshte zhvilluar konform rregullores ne menyre specifike neneve 56 57 58 dhe 61 te saj. Gjate procedures se votimit te dekretit Per kthimin dhe kompensimin e prones me kerkese eshte pezulluar votimi dhe eshte ribere ai si pike e fundit e rendit te dites. Dekreti i Presidentit eshte rrezuar me shumicen e nevojshme te kerkuar nga neni 85 paragrafi 2 i Kushtetutes thuhet ne reagimin e Sherbimit. Seancen e se enjtes kryeparlamentarja Topalli anuloi votimin per shkak se rezultoi qe PDU votoi pro dekretit te Topit fillimisht dhe Mediu abstenoi duke bere qe te mos realizoheshin 71 vota e duhura kunder Presidentit. Me votimin e dyte mazhoranca mori votat e duhura.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›