E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Politika fiskale e qeverise rriti papunesine cmimet

TIRANE- Partia Socialiste akuzon qeverine dhe politikat e saj fiskale si shkaktare te rritjes se papunesise dhe te cmimeve ne treg. Deputeti socialist Ilir Beqja tha sot se eqadministrimi fiskal duket me i qarte tani ne muajt e fundit te vitit dhe se e vetmja menyre per te shpetuar vendin per te mos rene ne humneren e krizes ekonomike eshte largimi i qeverise
Sipas PS-se qeveria nuk eshte transparente sa i perket situates reale ekonomike te vendit.

Deficiti ne te hyrat e buxhetit te shtetit eshte thelluar ndjeshem... As ulja e planit ne muajin korrik nuk e shpetoi dot qeverine. Mungojne plot 10 milione dollare.- - deklaroi Beqja ne nje prononcim per shtyp nga selia roze.

Deputeti i partise me te madhe ne opozite thote se situaten e renduar ekonomike e vertetojne edhe shifra prej 1 milione te papunesise dhe te dhenat e Drejtorise se Tatimeve.

Te ardhurat e mbledhura nga TVSH brenda vendit kane rene 12 krahasuar me nje vit me pare.Ky eshte treguesi me i drejteperdrejte i standardit te jeteses se shqiptareve.- nenvizon deputeti i PS. Tjeter tregues jane dhe ulja e fitimeve e biznesit te madh si dhe xhirot e biznesit te vogel ne krahasim me nje vit me pare.

Zoti Beqja thote se eshte politike fiskale absurde e Ministrit te Financave per te rritur taksen e ambalazheve qe permes nje veprimi zinxhir ne shume pak dite solli rritjen e menjehereshme te cmimeve. Shqiptaret jane deshmitare te rritjes drastike gjate muajit gusht te cmimeve te vajit ujit qumeshtit sheqerit dhe te gjithe produkteve te tjera te amballazhuara me plastike dhe qelq.

Zoti Beqja mbylli deklaraten e tij duke bere thirrje per largimin e qeverise si e vetmja zgjidhje pasi sditi kurre te punoje per shqiptaret por qe eshte duke grabitur gjithcka mundet per te pasuruar nje grusht njerezish ne pushtet.
s.g/BalkanWeb Lidhje te tjera PS Zonja Bregu trego pasurite e padeklaruara

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›