E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekreti i Topit: Zgjedhjet e pjesshme, në 15 nëntor

TIRANË- Në 15 Nëntor, në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarë në 5 njësi të pushtetit lokal. Zgjedhjet në këto njësi të pushtetit vendor zhvillohen pasi drejtuesit e tyre të mëparshëm u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot të dielën e 15 Nëntorit për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të njësisë bashkiake nr. 10 në Tiranë, kryetar të bashkisë së Klosit, në rrethin e Matit, kryetar të bashkisë së Fushë Arrësit, në rrethin e Pukës, kryetar të komunës së Fierzës, po në këtë rreth dhe të komunës së Otllakut në rrethin e Beratit.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se dekreti është në mbështetje të nenit 92, shkronja "gj"dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›