Arrestohet kreu i Hipotekës së Vlorës, akuzohet për shpërdorim detyre
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar drejtorin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Vlorës, Edmond Banushi.
Sipas burimeve të policisë, të cilat bëjnë me dije lajmin, mësohet se Banushi është prangosur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se me anë të falsifikimit Banushi akuzohet se ka tjetërsuar një pronë publike, të cilën ia ka dhënë një biznesi privat për ngritjen e një pallati.