E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretimet, Topi: I referohem Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se për dekretimin e qeverisë së re do t'i referohet vetëm detyrimit Kushtetues. Ai tha se sapo te kthehej në zyrë do të vazhdonte me dekretimin e qeverisë duke vijuar një proces i cili ka nisur prej 3 ditësh.
Lidhur me kthimin e dekretit të ndonjë ministri, ai tha se do zhvishej nga emocionet politike dhe do zbatonte vetëm Kushtetutën. Ai shmangi komentet për ministrin Fatmir Mediu, i cili ende nuk ka marrë dekretin.
Topi ka shtuar gjithashtu se ekskluzivitetin për krijimin e qeverisë e ka kryeministri dhe në marrjen e vendimit të tij nuk do bazohet në precedentë të krijuar më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›