E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretimi i qeverisë së re, Nishani: Do respektoj Kushtetutën

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se do të respektojë Kushtetutën për dekretimin e qeverisë së re.

Deklarata e presidentit u bë në Vlora ku mori pjesë në stërvitjen e përbashkët Britani-Shqipëri.

Gjithashtu kreu i shtetit garantoi se vendi ynë do të vazhdojë bashkëpunimin dypalësh me Britaninë e Madhe dhe me NATO-n.  Sipas tij stërvitja e përbashkët është një tregues për solidaritetin midis aleatëve.

Kreu i shtetit gjithashtu theksoi se Siria mbetet një sfidë e përbashkët që duhet të përballohet bashkarisht.

Stërvitja e përbashkët ushtarake Shqipëri-Britani Albania Lion 2013 zhvillohet në Pashaliman. Në stërvitje kanë marrë pjesë edhe ministrja e ardhshme e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i FSK-së Agim Çeku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›