E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu dhe Ndoka: Opozitë e fortë në Parlament

Opozitë e fortë në Parlament. Kjo është garancia që japin aleatët e Partisë Demokratike para fillimit të sesionit parlamentar dhe me daljen e së djathtës në opozitë.

Kreu republikan Fatmir Mediu dhe ai demokristian Nard Ndoka thonë se opozita do të jetë e fuqishme përballë një mazhorance qeverisëse që mund të bjerë në çdo moment.

Mediu dhe Ndoka flasin edhe për krijimin e mundshëm të polit të tretë politik. Ndërsa për Mediun është e rëndësishme forcimi i së djathtës, për demokristianin Ndoka krijimi i polit të tretë do t`i jepte më shumë hapësira partive të vogla politike.

Mediu dhe Ndoka ndajnë të njëjtin mendim për lëvizjen e kryeministrit Rama me kabinetin e tij. Ata thonë se Rama po sillet akoma sikur të jetë në opozitë me takimet e tij ndërsa nuk  ka një strategji të qartë përveçse paraqet një panoramë nihiliste para shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›