Dekretohen anëtarët e Gjykatës së Lartë, Braçe: Ndreca, çertifikoi vjedhjen e votës
Tiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e dy anëtarëve të rinj në postet vakante në Gjykatën e Lartë.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, po në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë”,- thuhet në faqen zyrtare të Presidencës.
Ndërsa menjëherë ka ardhur edhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe i cili ka deklaruar se “Tom Ndreca është gjykatësi që çertifikoi vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë në 2011-ën”.
“TOME NDRECA ANETAR I GJYKATES SE LARTE EEEEEJ!
Sapo e dekretoj Presidenti i Partise Demokratike BUJAR NISHANI.
TOME NDRECA ESHTE GJYKATESI QE CERTIFIKOI VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE NE TIRANE NE 2011.
Ky eshte pushteti i korruptuar qe po pushton GJITHE SHTETIN!”,- shkruan Braçe në Facebook.