KiE: Nuk jemi arbitri juaj, zgjedhjet janë vendimtare, bëjini me standarte
Tiranë- Dy raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans nga Mbretëria e Bashkuar dhe Grigore Petrenco nga Moldavia pas takimeve të ngjeshura prej disa ditësh me faktorin politik në vend dhanë sot konkluzionet e vizitës së tyre faktmbledhëse, në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme.
Raporterët në një konferencë shtypi thanë se ka një obligim për të gjitha partië politike për ndërtimin e besimit të popullit shqiptar për realizmin zgjedhje vetë lira e të ndershme në qershor të këtij viti.
KiE tha se nuk është detyra e saj të imponojë qëndrimet e saj paçka e cilësoi periudhë të trazuar me situatën e përbërjes së KQZ-së.
KQZ-ja të jetë e pavarur, e paanshme dhe ka një rol vendimtar për sigurimin e zgjedhjeve të tilla. Ne nxisim fuqimisht të gjitha partië politike të zgjidhin pengimin e saj. Këto zgjedhje gjithashtu janë vendimtare për monitorimin e KiE-së dhe për statusin kandidat në BE. Kjo i është bërë e qartë të gjithë politikanëve që kemi takuar,-thanë përfaqësuesit e KiE-së.
KiE tha se javë para se të nxjerrë raportin e monitorimit të situatës parazgjedhore në Shqipëri është e shqetësuar që nuk është bërë proges për vendimet legjislative në parlamentin e vitit që shkoi.
Mungesë progresi kur duket se palët ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes për këtë çështje. Presim gjithashtu progres të mëtejshëm për luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit,-thanë ata duke theksuar edhe shqetësimin për nevojën e mbrojtjes së medias nga ndërhyrjet politike.
KiE tha se nuk bën rolin e arbitrit, por të shprehen me raport në Asamblenë e tyre pas zgjedhjeve të qershorit për të parë nëse Shqipëria ka plotësuar standartet e tyre.
Nuk na takon neve të meremi me rethanat, kemi konstatuar që shumë parti duna që të luajmë rolin e arbitrit. Ne jemi të konstatojmë se si është situateështë shqetësuese,-tha KiE.
Pyetjes se sa eficente ishte funskionimi i KQZ-së më 4 anëtarë, përfaqësuesit e KiE nuk dhanë ëprgjigje direkte duke thënë se kontributi i tyre bëhet pas zgjedhjeve.
Sjemi për të gjykuar, vimë këtu për të vëzhguar përgatisim një raport që janë tjetër ja vëmë,-teksa nuk dhanë se Shqipëria ka bërë progres, por fakti që është ende nënë monitorim flet vetë që ka nevojë për progres që nuk duhet injoruar.