Del Bosque ishte sot në Angli

Vicente Del Bosque ishte sot në stadiumin e Evertonit "Goodison Park". Selektori i Spanjës ishte për të parë nga afër sulmuesin spanjoll, Michu.
Në ndeshjen mes Evertonit dhe Swanseas, Del Bosque u pa në stadium duke u fokusuar shpesh në kamera.
Del Bosque deklaroi ditë më parë se mund të llogaris në Michun në përfaqësuesen e Spanjës pas formës së lartë të tij në fanelën e Swanseas./Indeksonline