Reali se mposhtë as skuadrën e fundit në La Liga

Se Real Madridi po kalon një edicion katastrofal në La Liga, tregon edhe rezultati zhgënjyes sot në ndeshjen me Osasunën. Reali ka barazuar pa gola me skuadrën e fundit në La Liga.
Galaktikët u paraqitën sot pa Ronaldon e suspenduar, mungesa e të cilit edhe u vërejt në fushë. Mourinho në pjesën e dytë bëri tri zëvëndësime duke futur në lojë Kakan, Modricin dhe Benzeman por që asesi nuk arriti të gjejë golin.
Madje ishte pikërisht Kaka ai që e dëmtoj Realin pasi që u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonave të verdhë. Pas këtij barazimi Reali mbetet në pozitën e tretë me 37 pikë të tubuara./Indeksonline/