E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Neri fajeson motin e ftohte per eliminimin nga EL

Gigi del Neri duket i shqetesuar pas eliminimit te Juventusit nga Europa League nga Lech Poznan duke fajesuar motin e keq.

Bardhezinjte nxoren vetem nje barazim 1-1 ndaj ekipit polak rezultat qe i eliminon ata nje raund para mbylljes se fazes grupore.

Ne beme gjithcka qe eshte e mundshme sot duke humbur pese apo gjashte shanse shenimesh. Ne merituam te fitojme. Nuk ishte absolutisht nje ndeshje e rregullt dhe ndeshja duhej te ishte ndaluar ne kushte te tilla pasi nuk mund ta shihnit as vijen e fushes.

Me nje mot tjeter ne mbase do te kishim fituar dhe madje edhe ne kete gjendje ne luftuam deri ne fund ka thene Del Neri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›