E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero etiketon Giovincon si pasardhës

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka etiketuar të riun Giovinco si pasuesin e tij tek bardhezinjtë. "Pas pesë vjetësh unë nuk do jem më, por Giovinco do më zëvendësojë", ka thënë, Alessandro Del Piero.
Kapiteni ka thënë po ashtu se në të ardhmen e Juventusit do jenë edhe elementë të tjerë si, Marchisio dhe De Ceglie. Duke folur për kampionatin italian, Del Piero e pranon se Interi ka qenë më i mirë në ndeshjen mes nerazurëve dhe biankonerëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›