E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti i XVI uron në shqip: "Për shumë vjet Krishtlindjet"

Papa Benedikti i XVI uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë gjatë mesazhit "urbi et orbi" në sheshin Shën Pjetër në Vatikan. Papa Benedikti i XVI doli në ballkonin e tij dhe uroi popujt e gjithë botës në gjuhët përkatëse për festën e Krishtlindjeve. Papa nisi urimet në 64 gjuhë të ndryshme të botës, në të cilat siç do vit u përfshi edhe urimi në gjuhën shqipe. "Për shumë vjet Krishtlindjet", iu drejtua popullit shqiptar, Papa Benedikti i XVI, ndërkohë që sheshi u përfshi nga pasthirrma gëzimi dhe duartrokitjesh.Mijera persona u mblodhën sot në Vatikan për të dëgjuar fjalimin, që u mbajt menjëherë pas meshës se Krishtlindjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›