Del Ponte: Tregëtinë e organeve t`i hetojë unë

Ish-kryeprokurorja e Hagës nuk e harron dot tregtinë e supozuar me organe të serbëve, dhe madje dëshiron të jetë në krye të një komisioni të pavarur që do të hetonte këtë çështje.
“E them publikisht se jam e gatshme ta ndërmarrë këtë hetim, sepse i di faktet që lidhen me të, sepse i njoh njerëzit e përfshirë në rast dhe kam shumë eksperiencë”, ka thënë Del Ponte në një intervistë me Blic.
Ajo ka thënë se iniciativa e Serbisë në OKB duhet të përkrahet dhe Ban Ki Moon mund të luajë rol të rëndësishëm.