Sot, raundi i 4-të i dialogut Kosovë-Serbi

Në Bruksel, sot dhe nesër zhvillohet raundi i katërt i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kësaj radhe do të diskutohen temat që tashmë kanë qenë pjesë e dialogut gjatë tre raundeve të para, përfshi regjistrat e gjëndjes civile, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat.
Megjithatë, kësaj radhe, sipas qeverisë së kosovës, përveç temave që tashmë janë diskutuar njëherë, do të shtohen edhe temat e trashëgimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.
Qeveria e Kosovës ka publikuar edhe pjesëmarrësit e dialogut që do mbahet më 17 dhe 18 maj, ku përveç shefes së delegacionit, Edita Tahiri, dhe disa prej këshilltarëve të saj, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Institucioneve përkatëse lidhur me temat që do të diskutohen.