Del ekspertiza e pallatit që u dogj në zonën e ish-Parkut/ Zjarri ka dëmtuar edhe kolonat, objekti bëhet i pabanueshëm

Pallati që u dogj më 14 shtator në zonën e ish- Parkut në Tiranë, është i pabanueshëm, pasi përveç fasadës, nga flakët janë dëmtuar edhe kolonat.
Sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve ndaj duhet t’i nënshtrohet restaurimit.
“Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën ne sajë te fenomenit “domino”. Ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe si e tillë e papërdorshme“, thuhet në ekspertizë.