E Enjte, 5 Nëntor 2026

Del foto/ Ky është efektivi i rrugores që u arrestua me drogë në Turqi

Ky që shihni në foton më lart është Florenc Bicerri, efektivi i policisë rrugore që u arrestua në Turqi, pasi u kap me drogë.

Së bashku me të kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë.

Efektivi ka qënë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku. Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitate kanë udhëtuar drejt Stambollit.

Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici. Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›