E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vjosa po “ha” tokën bujqësore/ Erozioni grryen çdo vit sipërfaqe të mëdha në Novoselë

Sipërfaqe të mëdha toke bujqësore humbasin çdo vit në fshatin Novoselë të Vlorës si pasojë e erozionit nga lumi Vjosë.

Fermerët e prekur akuzojnë pushtetin vendor se nuk ka ndërhyrë për të parandaluar fenomenin. Ata thonë se paguajnë taksa edhe për pjesën e tokës, që kanë humbur si pasojë e erozionit.

LEFTER MOÇKA – FERMER I FSHATIT NOVOSELE

Unë vërtet e paguaj këtë, por nuk kam tokën. Kam 7 dylym po ku i kam. Kam 3, kurse katër i ka ngrëne ky i varfëri.

ALEKS MOÇKA – FERMER I FSHATITI NOVOSELE

Vjosa ikën 7 – 8 m në vit. Duhen panelet nga kthesa e Vjosës deri afër urës se aty po afrohet në hekurudhë

Sipas kryeplakut të fshatit, Ilia Moçka gërryerja është masive, pasi çdo vit humbet mbi rreth 10 metra tokë bujqësore.

 

ILIA MOÇKA – KRYEPLAK I FSHATIT NOVOSELE

Nuk është gjë e mirë. Instancat përkatëse duhet të marrin masat në mbrojtje kundra lumit

Fermerët kërkojnë reagimin e institucioneve, pasi situata po rëndohet çdo vit e më shumë nga prurjet e lumit Vjose.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›