Del në ankand unaza dhe këmisha me gjak e Gadafit
Share
Unaza e martesës dhe këmisha që mbante veshur ish- lideri libian, Muamar Gadafi, në tetor vjet kur edhe u vra nga rebelët- kanë dalë në ankand për një vlerë prej 2 milion dollarësh. Diktatori po mbante një unazë argjendi kur u tërhoq zvarrë dhe u vra nga rebelët. Ahmed Warfali, që nuk dihet se si arriti të marrë këto gjëra, thotë se po të ishte në Europë mund të fitonte më shumë me këtë ankand. Kritikët thonë se ai nuk mund të shesë një pasuri që është e familjes Gadafi dhe e Libisë.