Seksi? Të djathtët e bëjnë më mirë se të majtët
Personat me bindje të djathta politike bëjnë seks më të mirë se sa ata me bindje të majta. Ky është përfundimi i një studimi të sajti-it Match.com, në bashkëpunim me Laura Berman, një prej seksologeve më të famshme në Amerikë dhe Helen Fisher, antropologe. Por kujdes, ky përfundim është vetëm për amerikanët dhe jo domosdoshmërisht mund të jetë kështu në çdo vend të botës.
Kështu, nga pyetja e më shumë se 5 mijë vetëve, është arritur në përfundimin se 53% e republikanëve arrijnë më kollaj në orgazëm, nga 40% që është për liberalët. Vetëm se republikanët kryejnë më pak marrëdhënie seksuale, ndryshe nga liberalët, që kanë më shumë kontakte seksuale. Republikanët dominojnë gjithashtu edhe për një fakt tjetër: 40% prej tyre shprehen të lumtur dhe të kënaqur me martesën dhe partneren e tyre. Kjo shifër konsiderohet si një rekord, duke parë numrin e lartë të divorceve.