Del nga shtrati lumi Vjose

Lumi Vjosa doli nga shtrati duke sjelle nje situate jonormale ne fshatin Ferras. Per shkak te prurjeve te shumta te ujit dhe carjes se argjinatures se ndertuar dy ditet e fundit jane permbytur mbi 15 banesa.
Banoret duke pare kercenimin nga uji jane larguar menjehere nga banesa duke shpetuar cfare te mundnin.
Mbi 500 hektare toke bujqesore ne Fier jane nen uje. Jashte pune ka dale dhe stacioni i pompimit nderkohe qe shtabi i emergjencave po punon ne ngritjen e nje argjinature ne Uren e Mifolit.
Prurjet e lumit Vjose u rriten ndjeshem gjate oreve te nates duke bere qe ujrat te dalin nga shtrati ne mase te konsiderueshme dhe per pasoje 5 banesa te ndertuara pas viteve 1990-te afer Ures se Mifolit pjese e aksit kombetar rrugor Vlore-Fier jane rrethuar nga uji.