E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet gjendje problematike ne disa qytete te vendit

Vazhdon te mbetet problematike gjendja ne Fushe-Kruje dhe ne fshatin Nikel prane tij. Uji i cili ka dale nga lumi Zeze permbyti dy lagje te qytetit Adem Gjeli e Bakushe Visha rreth 70 te qytetit. Gjate dites se shtune niveli i ujit i cili arrinte ne 15 meter ka pesuar renie te ndjeshme. Ne kete zone ka shkuar Edi Rama i shoqeruar nga deputeti socialist Blendi Klosi. Rama ne takimet me banoret e permbytur ka akuzuar qeverisjen si te deshtuar pas ketyre ndodhive me efekte negative ne jeten e popullsise. Duke bashkebiseduar me kryesocialistin banoret u shprehen se ne kete zone nuk eshte bere asnje kanalizim ndersa nuk jane ndihmuar nga shteti per te perballuar situaten. Banoret deklaruan se e gjithe zona ka votuar per te djathten por pasi u moren votat asnje kanal nuk eshte pastruar.



DURRS/ Mbremjen e se shtunes keshilli bashkiak miratoi fondin e lene gjashte muaj peng prej 100 milione lekesh. Nderkohe shume banesa jane permbytur dhe miliona leke orendi ka qene demi i shkaktuar banoreve te qytetit nga permbytjet
Qyteti bregdetar permbytet nga lumenjte e kanalet
Shtabi i emergjences ne qytetin e Durresit u ka bere thirrje banoreve te permbytur ne Shkozet dhe Plazh te lene shtepite e tyre dhe te zhvendosen tek te afermit ne zona te tjera. Ne dispozicion te tyre jane vene edhe dhomat e shtepise se pushimeve ne Plepa te Durresit. Dramatike konsiderohet gjendja ne Shkozet te Durresit ku dhjetera familje jane permbytur ne mase te madhe. Uji neper shtepi ka shkuar ne lartesine mbi 1 meter per shkak se kanali i ujerave te larta eshte zbrazur pikerisht ne shtepite e tyre duke shkaterruar pajisje dhe orendi te jeteses se perditshme. Banoret edhe ne kushte te veshtira nuk i kane braktisur shtepite dhe bizneset e tyre. Dhjetera shtepi e biznese jane bere te pabanueshme pasi uji ka vershuar brenda tyre. Orendite kane dale jashte perdorimit ndersa jetesa ne keto banesa eshte e pamundur. Banoret kerkojne ndihmen e institucioneve pasi sipas tyre shtepite iu permbyten sa here qe bie shi.
Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar probleme edhe ne rruget nacionale ne Durres dhe ne rrugen Plazh-Plepa ne nje gjatesi rreth 1 km duke e bere kete aks me te veshtirin aktualisht per shkak te ujerave te cilat kane vershuar dhe nuk kane nje dalje per tu zbrazur ne det. Autostrada u bllokua nga hyrja e Durresit ne afersi te Ures se Dajlanit deri ne Sukth. Bllokimi per nje periudhe te shkurter ka ardhur pasi bizneset qe operojne pergjate ketij aksi u permbyten nga reshjet intensive te shiut ndersa keta te fundit punuan per nxjerrjen e ujit nga objektet me ane te pompave thithese i cili me pas derdhej ne autostrade duke ndikuar ne paralizimin e plote te levizjes.

Burime zyrtare te policise se qarkullimit ne Durres kane kerkuar nga drejtuesit e mjeteve kujdes dhe kufizim shpejtesie deri ne 60 km/ore ne te gjitha segmentet nacionale. Ne fshatin Vadardhe te Sukthit jane rrezikuar rreth 80 banesa pasi kishte dale nga shtrati uji i nje rezervuari qe derdhej ne kanalin e Tones dhe qe me pas kishte vershuar neper banesa. shte kerkuar qe te evakuohet zona por me pas gjendja eshte stabilizuar. Pas stabilizimit te situates eshte deklaruar se situata eshte vene ne kontroll dhe se i vetmi problem mbetej furnizimi i hidrovoreve me energji elektrike.
Rreth situates se kapercyer gjate nates ka folur Prefekti i Qarkut te Durresit Genc Alizoti i cili ka pohuar se ne rrezik kane qene rreth 80 banesa. Banoret nuk i kane braktisur shtepite duke u strehuar ne katet e siperme dhe tek te afermit e tyre. Po punohet per mbajtjen nen kontroll te digave e rezervuarit te Arapajt si dhe te Shijakut.
Durres 100 milione leke per kanalizimet

U deshen permbytjet e dhjetera shtepive qe me ne fund keshilli bashkiak te jepte miratimin per levrimin e nje fondi prej 100 milione lekesh per rreth 100 nderhyrje ne zona te ndryshme te Durresit kryesisht ne Plazh Shkozet e periferi. Madje pavaresisht se prej gjashte muajsh ky projekt eshte mbajtur pezull tashme megjithese jane bere disa debate ai eshte miratuar per te bere te mundur te pakten daljen nga situata e emergjences.
Me problematike ka qene zona e Plazhit prapa linjes hekurudhore ku jane permbytur me qindra banesa dhe ujerat kane hyre neper mjediset e banimit deri ne lartesine 30-40 cm. Per kete pastrim kanali bashkia kishte hartuar projektin Kolektori i ujerave te bardha dhe pastrimi i kanalit te hapur ne lagjen 13 me vlere 135 milione leke per te realizuar nderhyrjen qe do te realizoje permiresimin e gjendjes. Ne relacionin e paraqitur eshte theksuar se kjo zone do nje studim teresor per te bere zgjidhjen perfundimtare pasi ka siperfaqe dhe shtrirje te madhe. Megjithate eshte kerkuar qe te nderhyhet per te permiresuar situaten e rende ku ndodhen banesat e permbytura duke pasur parasysh qe kjo pjese projekti te inkuadrohet me projektin perfundimtar.

Mbledhja e Keshillit Bashkiak ka filluar me debate si zakonisht me akuza e kunderakuza nga te dyja palet. Mbledhja ishte iniciuar me kerkesen e 1/3 te keshilltareve te aleances PD - LSI per problemet e emergjences. Mbledhjet e keshillit bashkiak te qershorit dhe nentorit mes te cilave ndodhej dhe projekti per zonat tashme te permbytura ishin shtyre pas kundershtimeve te te djathteve. Gjithsesi kane qene keta te fundit qe dje kane kerkuar zhvillimin e mbledhjes. Keshilltari i djathte Sadik Berisha ka qene ai qe ka terhequr vemendjen per me shume kujdes ndaj problemeve te njerezve me halle si ata qe jane permbytur. Ai ka thene se pikat e dobeta qe jane ne zonat e permbytura jane verifikuar qe ne nentor te vitit te kaluar por nuk jane bere nderhyrjet. Atje nuk duhet nje fond prej 13 milionesh por nje sasi me e madhe lekesh per nje nderhyrje afatgjate. Ky fond - ka theksuar Berisha - duhej te ishte miratuar me pare. Per masat e pamarra duhet te nxirren pergjegjesite edhe te pushtetit qendror edhe te atij lokal. Njerezit nuk duheshin lene ne meshire te fatit. Ka qene para sezoni veror kur mund te nderhyhej dhe jo tani kur jane permbytur permbylli Berisha. Pas debateve me konsesus eshte miratuar fondi prej 100 milione lekesh per te realizuar rreth 100 nderhyrje ne zona te ndryshme ky kryesor mbetet investimi ne kanalin e Shkozetit.

Fier permbytjet nga lumenjte
500 ha toke bujqesore jane permbytur nga shirat ne rrethin e Fierit. Me keq situata paraqitet ne komunat Mbrostar Qender Cakran Libofshe Topoje.
Edhe akset kombetare Fier -Lushnje dhe Fier- Ballsh kane pasur problemet e tyre. Ne autostraden Fier -Lushnje ne vendin e quajtur Mbrostar ne pjesen fundore te tij ne dalje rruga eshte bllokuar ne nje gjatesi prej 50 metrash nderkohe uji ne kete vend ka kapur nje lartesi prej 130 metra. Policia ka bllokuar mjetet te kalojne ne kete rruge duke i devijuar ato te kalojne ne nje rruge dytesore ose nga rruga e vjeter.
Po keshtu edhe rruga nacionale Fier - Ballsh ka pasur rreshqitje dheu te vendi i quajtur Kthesa e Visokes por rruga ka qene e kalueshme ne nje krah.
Lumi Seman ka arritur piken kritike te tij. Ne disa vende ai ka dale nga shtrati pa krijuar probleme ne banesa por vetem ne disa toka te punueshme bujqesore
Lumi Gjanice i cili pershkon mes per mes qytetin e Fierit ka dale nga shtrati duke permbytur te gjithe tregun industrial si dhe disa lokale te ndertuara anes ketij lumi.
Ndersa ura e njohur si Ura me shkalle e ndertuar mbi lumin Gjanice qe lidh disa lagje me qytetin eshte bllokuar per shkak te ketij lumi. Ky bllokim nuk lejon banoret te kalojne mbi kete ure

Qarku i Elbasanit probleme me rreshqitjet e dheut
ELBASAN - Reshjet e vazhdueshme kane shkaktuar izolimin e disa fshatrave ne Gramsh dhe probleme ne Librazhd e Elbasan. Nderkohe argjinatura e Shkumbinit ka pesuar nje carje ne disa metra. Prefekti i Elbasanit ka mbledhur shtabin e emergjencave civile. Shefqet Deliallisi tha se situata eshte nen kontroll ndersa u shpreh se probleme jane hasur sidomos nga rreshqitjet e dherave. Ai kerkoi nga institucionet pergjegjese gatishmeri te plote. Librazhdi ka disa permbytje te vogla ne qytet dhe probleme me rruget rurale. Gramshi ka gjate gjithe kohes probleme. Komuna e Porocanit eshte e bllokuar ne te dy akset rrugore per shkak te rreshqitjeve dhe te fryrjes se perroit te Holtes. Probleme ka pasur ne Gramsh-Sult Gramsh-Kushove Gramsh-Kuker ku eshte nderprere qarkullimi edhe per autobuset me arsimtare per shkak te pasigurise dhe ndodhen te izoluara rreth 300 familje. Nderkohe nje rezervuar ne Gramsh mbetet problematik per shkak se nuk eshte kryer nje investim tenderi i te cilit eshte anuluar dy here. Ky rezervuar po mbahet nen kontroll dhe eshte vendosur nje shkarkim i perkohshem.
Kreu i Bashkise Qazim Sejdini tha se situata eshte ne monitorim persa i perket problemeve qe mund te hasen ne qytet. Sejdini tha se i vetmi shqetesim eshte Manasderja tek Varrezat dhe kanali i ujerave te larta ne Ullishte. Gjithashtu Zaranika numeron 15 carje nga te cilat me problematikja eshte zgjidhur perkohesisht. Kjo sasi reshjesh nuk krijon probleme per Zaraniken. Zgjidhja qe kemi bere eshte e perkohshme. Kemi nje fryrje te kanaleve kulluese. Keto jane momente kalimtare. Problem kemi perrenjte malore sidomos ne zonen e Suloves. Argjinaturat jane kthyer ne rruge nga komunat. Ne nje pjese te tyre nuk na lene fshataret te nderhyjme dhe madje jemi ne procese gjyqesore me ta.

Nderkohe Drejtoria e Rrugeve Nacionale raportoi se problematike eshte rruga nacionale tek kthesa e Murrashit ku here pas here shkeputen shkembinj ne nje territor te paqendrueshem duke e bere kete aks mjaft te rrezikshem. Ylli Llanaj tha se po mbahet nen kontroll kthesa e Dragostunjes per shkak te rreshqitjes se vazhdueshme te baltes ne kete territor. Sipas nenprefektit te Librazhdit Arianit Leka e vetmja shkolle ku nuk po behet mesim eshte shkolla e mesme ne Zgosht e cila do te ndertohet nga e para. Permbytje ka pasur edhe ne gjimnazin e qytetit te Librazhdit. Te bllokuara jane shume rruge rurale sidomos nga rreshqitjet e dherave dhe shperthimi i perrenjve nga reshjet e shumta.



Qyteti i gurte i permbytur e pa energji
Gjirokastra vijon te kete probleme me energjine elektrike. Burimet zyrtare bejne te ditur se si pasoje e daljes se lumit Drino nga shtrati eshte nen uje edhe nenstacioni elektrik i qytetit. Nderkohe gjendja e akseve ne kete qark eshte e tille
- Gjirokaster - Sarande dhe Gjirokaster - Tepelene jane plotesisht te kalueshme dhe deri tani ska asnje veshtiresi per qarkullimin e automjeteve.
- Ne aksin rrugor nacional Gjirokaster - Tepelene ne vendin e quajtur Hormove ka pasur here pas here renie guresh ne rruge por qe skane bllokuar qarkullimin pasi ne kete vend eshte instaluar nje fadrome e Ndermarrjes Rajonale Rruga - Ura e cila ben pastrimin e herepashershem te ketij aksi.
- Akset rurale qe lidhin komunen Lunxheri me Gjirokastren dhe komunen Antigone me Gjirokastren jane te bllokuara pasi ne nje segment prej 100 metrash ka dale uji i lumit Drino mbi asfalt ku automjetet e vogla nuk qarkullojne fare por edhe automjetet e medha qarkullojne me shume veshtiresi.
- Ne aksin rrugor rural Gjirokaster - Lunxheri ne vendin e quajtur Ura e Aznakut rreth ores 0830 te mengjesit te dates 04.12.2010 nje automjet eshte bllokuar mbi ure si pasoje e ujit. shte nderhyre menjehere nga reparti zjarrfikes dhe patrulla e pergjithshme e policise ku eshte bere e mundur nxjerrja nga uji e automjetit dhe e personave qe ishin brenda ku nuk ka pasur asnje problem per jeten e tyre.
- Ne rrethin e Tepelenes akset rrugore nacionale dhe akset rrugore rurale jane te kalueshme pa probleme te theksuara.
- Ne rrethin e Permetit aksi rrugor Permet - arshove ne vendin e quajtur rrepet e Badlonjes eshte teresisht i bllokuar si pasoje e renies se masiveve te medha shkembore. Ne kete vend kane shkuar fadromat e Ndermarrjes Rajonale Rruga Ura dhe po punojne per te zhbllokuar kete aks.
- Aksi nacional Permet -Kelcyre ne afersi te vendit te quajtur Kuqan qarkullimi kryhet me nje kalim per shkak te rreshqitjes se dherave. Edhe ketu po punojne forcat e Ndermarrjes Rruga- Ura per te bere te kalueshem pa probleme edhe kete segmet te ketij aksi.



LEZH- Gjendja kritike e argjinatures se Torovices qe rrezikon carjen ka vene ne panik banoret e zones dhe autoritetet vendore. Duke pare nga afer situaten ne Torovice kryeministri i vendit Sali Berisha ka urdheruar te nise me urgjence evakuimi i banoreve.

Ai ka pranuar situaten kritike ne argjinatures megjithe punimet qe po behen per mbajtjen e saj te forte nga rryma e forte e ujit. Po punohet per forcimin e argjinatures se Torovices- ka thene ai duke shtuar se pavaresisht kesaj duhet te merren te gjitha masat per te mos rrezikuar jeten e njerezve.

Argjinatura e Bentit ndan Lezhen nga Shkodra dhe demtimi i saj per specialistet eshte nje rrezik shume i madh per vershimin e ujit ne gjithe kete zone duke rrezikuar banesat.

Nje dite me pare deputeti i Qarkut te Lezhes Gjovalin Kadeli deklaroi se situata eshte e rrezikshme dhe mund te shkaktoje nje katastrofe natyrore me te madhe sesa ajo e Shkodres. Kadeli theksoi se nuk jane marre me pare masat e duhura per te nderhyre ne kete argjinature por vleresoi gatishmerine e tanishme te prefektit Dajci si edhe te gjitha strukturave te tjera shteterore per te evituar nje permbytje te mundshme per Qarkun e Lezhes.

Prefekti Pal Dajci i cili qe nga dita e enjte eshte ne krye te punes qe po behet per te ngritur argjinaturen me materiale inerte pohoi se banoret duhet te jene ne gatishmeri per tu evakuuar pasi situata eshte e veshtire per shkak te nivelit te ujit qe po rritet nga minuti ne minute duke arritur pikat kritike por nderhyrjet e bera ne argjinature sipas tij kane evituar deri me tani nje permbytje te mundshme per Lezhen.

Argjinatura eshte ngritur me afro nje meter me materiale inerte nga pjesa perendimore duke vijuar ne drejtim te lindjes. Dajci u ka bere apel edhe firmave te tjera private per te kontribuar me automjete per transportimin e materialeve inerte ne drejtim te argjinatures ndarese me zonen e Shkodres.

Prefektura specialiste te Bordit te Kullimit forcat e policise si edhe banore te zones po monitorojne situaten ne cdo minute dhe po qendrojne ne gatishmeri te plote. Vazhdon puna intensive per ngritjen e argjinatures me materiale inerte. Nga dita e enjte niveli i ujit eshte rritur mbi nje meter dhe vetem rreth 20 centimetra kane mbetur pa kapercyer argjinaturen per te depertuar ne zonen e Torovices.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›