Del nga spitali mbretëresha Elizabetë

Mbretëresha britanike Elizabeta II është larguar nga një spital i Londrës pas trajtimit 24 orësh për gastroenterit – që rëndom njihet si grip i stomakut.
Pranimi i monarkes 86 vjeçare në spital më 3 mars, shënoi herën e parë në 10 vjet që ajo shtrihet ne spital, transmeton Rel.
Ajo është dashur të vizitojë Romën të mërkurën dhe të enjten, por të gjitha angazhimet e saj të kësaj jave janë anuluar si pasojë e sëmundjes së saj./Indeksonline/