E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i BE: Solidaritet me Ukrainën e Shqipërinë, sulmi na kujton brutalitetin e luftës së paprovokuar

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar sot pas sulmeve të mbrëmshêm të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij”, theksohet në reagimin zyrtar publikuar në rrjetet sociale.

Degacioni i BE-së shprehet se “ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, përfundon reagimi zyrtar i BE në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›