E Enjte, 5 Nëntor 2026

Delegacioni i KFOR-it, vizitë njohëse në Portin e Durrësit

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Një delegacion i KFOR-it, që ndodhet në vendin tonë, kryesuar nga gjeneralbrigade Efsathios Kokkinidis, komandant i Grupit të Mbështetjes së Përbashkët Logjistike të Forcës së Reagimit të Përbashkët (COM Joint Logistic Support Group-Allied Reaction Force), me një grup ekspertësh të drejtuar nga kolonel Beniamino Carta vizituan sot Portin e Durrësit. Kreu i APD-së, Kreshnik Bajraktari, e njohu delegacionin me kapacitetet operacionale aktuale të Portit të Durrësit dhe zhvillimet në infrastrukturën portuale. Në mbyllje të takimit, delegacioni shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi asistencën dhe kontributin e ofruar nga Porti i Durrësit, gjatë proceseve të dislokimit të mjeteve dhe trupave ushtarake. Gjithashtu, delegacioni i KFOR vlerësoi miradministrimin e territorit portual dhe infrastrukturën e sigurisë portuale si një ndër asetet e rëndësisë së veçantë kombëtare. /j.p/ 1 nga 8 /k.s/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›