E Enjte, 5 Nëntor 2026

Këshilli i Inovacionit Francë-Shqipëri, vitin e ardhshëm në Tiranë

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë, Financës dhe Industrisë së Francës, u zhvillua takimi përgatitor i parë i Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri. Ky takim u realizua në kuadër të marrëveshjes G2G midis Shqipërisë dhe Francës, të nënshkruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe Jean Noël, ministri i Deleguar për Evropën në Francë. Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe zbatimi i projekteve strategjike për zhvillim profesional dhe teknologjik, duke përgatitur Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Gjatë takimit, u diskutua për realizimin e një konference të madhe BIG nga BPI France (Banka Publike e Investimeve) në Tiranë dhe dakordësimi për mbajtjen e Këshillit të parë të Inovacionit France-Shqipëri në kryeqytetin tonë në fillim të vitit të ardhshëm. MEKI shprehu mirënjohjen për këtë bashkëpunim të suksesshëm që, sipas njoftimit nga kjo ministri, do të çojë përpara projektet e ndryshme midis dy vendeve. /j.p/ 1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›