Delegacioni i KiE, ja takimet ne Tirane

Me 22 shkurt, ne oren 09.15 minuta, delegacioni prej rreth 10 vetash do te takohet per 1 ore me Presidentin Bamir Topi.
Takimi i dyte ne radhe do te pasoje me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, per t’ua lene vendin bisedimeve me Kryeministrin Sali Berisha ne oren 11.45 minuta.
Delegacioni ka ne dispozicion rreth 2 ore te lira per te drekuar dhe ne oren 15.15 minuta eskorta e makinave te zyrtareve te larte te Keshillit te Europes do te ndalet te selia roze, ku do te pritet nga kreu i opozites, Edi Rama.
Palet kane 90 minuta kohe per te degjuar njera-tjetren, por sidomos pretendimet e socialisteve per transparencen e zgjedhjeve te kaluara, ka do t’i kthente ata ne Parlament.
Ne oren 17.00 deri ne 18.00, delegacioni i Asamblese Parlamentare do te kete nje takim permbledhes me kreun e shtetit, i cili ka marre persiper rolin e arbitrit per te zgjidhur krizen politike.
Diten e marte, misioni i KiE-se do te kete nje konference per shtyp ne oren 10.30, per te shprehur konkluzionet e vizites.