E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni i KiE në Tiranë për krizën

Tiranë, 21 shkurt, NOA Delegacioni i Këshillit të Europës do të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Tiranë për të nisur misionin e zgjedhjes së krizës politike në Shqipëri.

Anëtarët e delegacionit do të nisin zyrtarisht vizitën nesër, ku do të takohen me Presidentin Topi për tu informuar mbi nivelin e negociatave dhe rezultatet konkrete të tyre.

Gjithashtu, pjesë e axhendës së tyre do të jenë dhe takimet me kryeministrin, Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është i nivelit më të lartë që ka ardhur ndonjë herë në vendin tonë. Në krye të tij do të jetë Presidenti i Asamblesë, Mevlut Çavaslogu dhe pesë drejtues të grupeve parlamentarë të Këshillit të Europës.

Në takimet që kanë planifikuar në Tiranë, anëtarët e delegacionit të KiE-së do të zhvillojnë dhe takime me ambasadorët e Bashkimit Euripian në Tiranë për të njohur më nga afër situatën politike dhe për të dhënë mendimet e tyre për zgjidhjen e saj. Në deklarimet e mëparshme të drejtuesve të KiE-së, theksohej se palët duhet të gjenin zgjidhjen politike para se të mbërrijë delegacioni.

Qëllimi i delegacioni nuk është faktmbledhës, por do të jap zgjidhje konkrete.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›