E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon kryeministrin e Egjiptit Ahmed Nazif

Gjatë vizitës së saj në Egjipt kryeparlamentaria Jozefina Topalli është pritur në një takim nga Kryeministri Ahmed Nazif. Njohja e Kosovës nga temat më të rëndësishme të takimeve. Topalli gjithashtu është takuar edhe me Ministrin e Jashtëm Ahmed Aboul Gheit. Topalli gjithashtu u shpreh optimiste per njohjen e Kosoves nga Egjipti. Nga ana e tij, Gheit ka thënë se Kosova tashme është shtet dhe nuk ka kthim mbrapa.
Kryetarja e Kuvendit i përcolli Kryeministrit të Egjiptit përshëndetjet e Kryeministrit Sali Berisha dhe përsëriti ftesën e tij për të vizituar Tiranën. Kryeministri Nazif u përgjigj se vizita e tij në Tiranë është në axhendën e tij dhe vjen në Shqipëri me kënaqësi për të parë një vend që miqtë e tij ia kanë përshkruar si të mrekullueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›