E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni serb, Stefanoviç: Do të këmbëngulim për të vijuar dialogun

Borislav Stefanoviç, kryesuesi i delegacionit të Serbisë

Beograd, 29 korrik 2011, NOA – Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, tha se gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojnë diskutimet me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler.

Shpresojmë se Byhler do të dalë me një pozicion të ri. Nëse jo, ne në çdo rast do të vazhdojmë bisedimet me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi, ka theksuar ai.
Kryesuesi i delegacionit  të Serbisë në bisedimet me Kosovën, ka deklaruar se tashmë janë dy detyra për ta.

Të gjidhim këtë krizë dhe, e dyta, kur kjo të realizohet, t`u kthehemi të gjitha marrëveshjeve të mundshme, për të bërë një zgjidhje të përhershme, është shprehur Stefanoviç.

Forca shumëkombëshe tha se i ka deklaruar dy pikat kufitare në kufirin Kosovë-Serbi zona të kufizuara ushtarake dhe ka tërhequr vërejtjen se do të përdorë armë vdekjeprurëse.

a.q/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›