E Enjte, 5 Nëntor 2026

Delegacioni ukrainas mbërrin në kufirin me Bjellorusinë

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë, njoftoi Presidenca ukrainase të hënën në mëngjes. 

Çështja kryesore në axhendën e tyre, thonë ata, është armëpushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjera, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit./CNN

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›