Hamilton rikthehet “i frikshëm”

Rishfaqja e Hamiltonit në Barcelonë ishte shqetësuese, falë disa deklaratave që tregonin dëshirën për hakmarrje me të cilën rikthehet në skenë shtatë herë kampioni i botës në Formula 1. “Nëse mendoni se ky ishte niveli im më i mirë, prisni dhe shikoni”, – e bëri të qartë Leëis. Britaniku është i bindur se ka ende mundësinë për të provuar të bëhet më i miri i të gjitha kohërave në Formula 1, edhe pse ka mbushur tashmë 37 vjeç. Shifra duket e parëndësishme, veçanërisht kur në pistë ndodhet edhe Fernando Alonso me dyzet vitet e tij.
Megjithatë, Helmut Marko, këshilltar i Red Bull, e cilëson moshën si faktorin kyç që mund të kushtëzojë planet e Hamilton këtë sezon. “Edhe pse ka më pak se një vit që kur “Leëis bëri një gjysmë të dytë të pabesueshme të sezonit, vështirë se mund ta imagjinoj se ai mund të vazhdojë të drejtojë një makinë garash në këtë nivel ende edhe për shumë kohë. Tani ai ka arritur nivelin e tij më të lartë dhe mosha po hyn dalëngadalë në lojë” – thotë Marko.
Por besimi i Hamilton te skuadra është i madh, sidomos në përfundim të testeve në Barcelonë, ku Mercedesi i britanikut i surprizoi të gjithë në fund. “Ne nuk bëjmë gabime dhe megjithëse ka gjithmonë rrezik, unë i besoj ekipit tim 100%. Njerëzit e fabrikës tonë janë shumë inteligjentë”, – tha shtatë herë kampioni i botës, pas testeve në barcelonë, ku nuk ndjeu epërsinë e dukshme në asfalt, të makinës së tij, ashtu si më parë.
Ato në Bahrein do të jenë tre ditët e fundit që skuadrat do të duhet të rregullojnë më mirë difektet e makinave të tyre, përpara se semaforët të fiken për herë të parë në të njëjtën skenë më 20 mars. Dhe atje, Michael Masi nuk do të jetë më drejtor garash, pasi u shkarkua për shkak të të gjitha polemikave në Abu Dhabi që shpallën kampionin e F1 Verstappen.