Delfinët mund të mësojnë një gjuhë të huaj
Share
Delfinët janë aq të zgjuar sa mund të mësojnë të flasin një gjuhë të dytë. Delfinët e kapur në Port-Saint- Pere në Francë janë regjistruar duke folur në gjumë, thonë shkencëtarët. Por ajo që i ka çuditur ata është se ata nuk po bënin zhurma si delfinët, por lëshonin tinguj si të balenave. Revista Science raporton se pesë delfinët nuk kanë dëgjuar më parë zërin e balenave. Por ata kanë dëgjuar këngët e balenave që lëshohen në altoparlantët e parkut ujor Planete Sauvage.