Skulptura e penisit tërbon zyrtarët vendorë
Një person i panjohur në Gjermani ka vendosur të ngrejë një penis prej dëbore, të gjatë rreth dy metra, në hyrje të Drebach, Gjermani. Shumë shoferë ndalonin dhe fotografonin penisin gjigant. Diçka e tillë ka tërbuar zyrtarët vendorë, që kanë nxitur të prishin skulpturën. Por çka e bën më qesharake këtë histori, sipas Bild, janë mbiemrat e personave që u përfshinë në sulmin ndaj penisit, të përkthyer në zhargonin e rrugës. I pari që e sulmoi skulpturën ishte këshilltari bashkiak Manfred Ficker (ficker- në shqip q…rës), që tha se ishte një shaka pa kripë. Më pas kryebashkiaku Jens Haustein tha se ishte e papranueshme që në hyrje të qytetit të kishte diçka të tillë. Ai thirri shefin e punëve publike Roland Musch (musch- në shqip p…) dhe ky i fundit urdhëroi punonjësin Johannes Sack (sack- tope) për të prishur penisin.