E Diel, 1 Nëntor 2026

Delijorgji dhe Pinari nuk do lirohen, gjykata rrëzoi sot kërkesën e avokatëve

Tiranë, 23 Korrik, NOA Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit nuk do të dalin nga qelitë e paraburgimit, edhe pse sipas avokatëve të tyre ata duhet të lirohen pasi u ka përfunduar afati i qëndrimit brenda tyre.

Ky është vendimi i komunikuar sot nga trupi gjykues në seancën e radhës të procesit Gërdeci, duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e bërë në sencën e mëparshme të 19 korrikut nga avokatët e të pandehurve të tij, sipas të cilëve, këta të fundit duhet të lirohen tashmë pasi u ka skaduar afati i paraburgimit.

Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit të cilët po mbahen në qeli prej mëse 1 viti e 4 muaj dhe këtë fakt e kanë përdorur avokatët e tyre në seancën e mëparshme për të kërkuar sa më parë lirimin e tyre.

Por sot gjykata e Shkallës së Parë ka hedhur poshtë kërkesën për lirim nga burgu të dy të pandehurve të çështjes Gërdeci, Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari.

Sipas trupit gjykues, kërkesa është e paligjshme pasi ndaj të pandehurve nuk kanë përfunduar afatet e paraburgimit, sepse gjatë kohës së gjykimit, ka patur ndërprerje të mëdha.

Kështu, ata kanë sqaruar se prej 6 muajsh pati një ndërprerje të seancave gjyqësore, dhe kjo për shkak të konfliktit, prokurori-politikë për heqjen e imunitetit t ëish-Ministrit të Mbrojtjes, deputetit Fatmir Mediu.

"Ka edhe rreth 5 muaj afat paraburgimi", theksoi sot Hado.
I këtij mendimi ka qenë edhe grupi i prokurorëve të çështjes së Gërdecit, sipas të cilëve, afatet në paraburgim nisin kur mbërrin dosja në gjykatë.

Por nuk ka qenë i këtij mendimi avokati Haxhia i të pandehurit Mihal Delijorgji, sipas të cilit, ka kaluar 1 vit e 4 muaj dhe ende nuk ka një vendim gjykate rreth akuzave të ngritura ndaj tij.

Kanë skaduar afatet e paraburgimit dhe prandaj ai e ka humbur fuqinë ligjore, ishte argumenti me të cilin mbështeti pretendimin e tij avokati Haxhia.

Ndërkaq, edhe avokati Asllani i të pandehurit tjetër të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari, ngriti të njëjtin pretendim duke argumentuar se ka skaduar afati i përmbarimit edhe ndaj klientit të tij.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›