E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Lezhës: Kemi identifikuar vrasësin e të riut Fabian Nika

Lezhë, 23 korrik, NOA Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së 24-vjeçarit Fabian (Fabion) Tom Nika me banim në Shëngjin, Lezhë. Vrasja e të riut ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 pranë një bar-picerie në qytetin e Lezhës, në lagjen Besëlidhja.

Sipas policisë Nika ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Lezhës dhe më pas është dërguar ne Spitalin Ushtarak Tirane në gjendje kritike për jetën.

Si pasojë e plagëve të marra Nika ka ndërruar jetë megjithë kujdesin mjekësor që iu dha në një kohë të shpejtë, deklaroi policia lokale e cila e identifikon zyrtarisht të riun si Fabion Nika, 22 vjecar nga Lezha.

Nika është qëlluar me një pistoletë tip TT. Në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë TT si dhe një gëzhojë.

Nga ana e policisë është bërë identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje, por që për arsye hetimi nuk bëhen të ditura detaje më të hollësishme, deklaroi para disa minutash për agjencinë NOA, drejtues i Parë Muharrem Furriku, drejtor i Policisë së Lezhës.

NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›