Dell: Rreziku përsigurinë e Kosovësvjen nga veriu
PRISHTINë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell, ka vlerësuar se rreziku eventual për sigurinë në Kosovë më shumë mund të vijë nga veriu, se sa nga pjesë të tjera.
Diplomati amerikan i ka bërë këto komente gjatë vizitës së tij në Mitrovicë. Dell, vizitoi sot edhe ndërtesën e gjykatës në Mitrovicën veriore, ndërsa deklaroi se njerëzve nuk u intereson mosmarrëveshja Prishtinë-Beograd, por zgjidhja e problemeve të përditshme.
Në pyetjen se si do të funksionojë gjykata në Mitrovicën veriore, Dell ka thënë se ajo “do të jetë pjesë e institucioneve të EULEX-it, por në fund edhe të shtetit të Kosovës”.
“Tek ne nuk ka kurrfarë dyshimi se kjo është pjesë e Kosovës, se territori i Kosovës është i pandashëm dhe i përcaktuar me Kushtetutë. Kosovën e kanë njohur 69 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Edhe veriu është Kosovë”, ka thënë ambasadori Dell.
(m.a/rel/BalkanWeb)