Dell, referendumi në veri, jolegjitim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, e konsideron të suksesshëm vitin 2011. Lidhur me situatën në veri te vendit, ai thotë se referendumi i paralajmëruar nga strukturat paralele serbe, nuk ka legjitimitet, prandaj nuk njihet, madje as nga Beogradi.
Më herët Presidenti i Serbisë në një deklaratë të tij ka kritikuar planet e politikanëve serbë të veriut për të mbajtur një referendum mbi pranimin e institucioneve të Kosovës ose jo.
Tadiç tha se mbajtja e referendumit e planifikuar më 14 e 15 shkurt do të thellojë krizën dhe “do të provokojë reagim ndërkombëtar”.