E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja e hapur për bisedime pa parakushte me Iranin

Më herët, agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, “Mehr”, citoi një zyrtar të lartë iranian të ketë thënë se kryenegociatori për programin bërthamor të Iranit, Saeed Jalili, do u shkruajë shefave të diplomacisë së BE-së për të shprehur gatishmërinë e tij për bisedime të reja bërthamore.

Zëdhënësi i Komisioneres për Marrëdhëniet me Jashtë, Katherine Ashton, Michael Mann, tha në një e-mail që i dërgoi “Reuters”-it se shefja e tij i kishte shkruar Jalilit në muajin tetor dhe se ende nuk kishte marrë përgjigje.

“Ne vazhdojmë të jemi të hapur për bisedime pa parakushte nga Teherani”, tha ai.
Të gjitha raundet e mëparshme të bisedimeve me Iranian, përfshirë edhe atë të fundit që u mbajt në muajin janar në Stamboll, kanë përfunduar pa rezultat./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-31 14:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›